analizë
Ne tashmë jemi të kontrolluar nga gjigantët dixhital, por zgjerimi i Huaweit do të sjellë stilin kinez të mbikëqyrjes

Ne tashmë jemi të kontrolluar nga gjigantët dixhital, por zgjerimi i Huaweit do të sjellë stilin kinez të mbikëqyrjes

- 21 qershor 2019 - 15:53

Mediat po na bombardojnë me lajme rreth kërcënimit për sigurinë tonë: a do ta pushtoj Kina Taiwanin si ndëshkim për luftën tregtare të ShBA-ve? A do ta sulmoj ShBA Iranin? A do të bjerë BE në kaos pas rrëmujës së BREXIT-it? Por, mendoj se një temë që – në pamje të gjatë -, së paku i bënë të imëta të tjerat: përpjekja e ShBA-ve për të frenuar zgjerimin e Huawei. Pse?

Rrjeti i sotëm dixhital kontrollon dhe rregullon jetët tona: shumica e aktiviteteve tona (dhe e pasiviteteve) tani janë të regjistruara në “cloud” (renë) dixhital që gjithashtu përherë na vlerësojnë, duke matur jo vetëm aktet tona, por edhe gjendjen emocionale. Kur e përvojojmë vetën si të lirë në shkallën më të lartë (duke kërkuar në web ku gjithçka është e gatshme), ne jemi totalisht të “jashtësuar” dhe lehtësisht të manipuluar. Rrjeti dixhital i jep kuptim të ri slloganit të vjetër “personalja është politike”.

Dhe nuk është vetëm kontrolli i intimitetit të jetëve tona që është në rrezik: gjithçka sot është e rregulluar nga një rrjet dixhital, nga transporti te shëndetësia, nga energjia elektrike te uji. Kjo është pse sot ëebsajti është “e përbashkëta” më e rëndësishme (termi që Marksi e përdori për të shpjeguar hapësirën e përbashkët shoqërore që konstituon bazën e ndërveprimit tonë), dhe lufta për kontrollin e tij është lufta më e rëndësishme sot. Armiku është kombinimi i kontrollit privat dhe shtetëror të së përbashkëtës, korporatat (Google, Facebook) dhe agjensitë shtetërore të sigurisë (NSA).

Ky fakt i vetëm e bën të pamjaftueshëm nocionin tradicional liberal të pushtetit të përfaqësuar: qytetarët bartin pjesë të pushtetit të tyre te shteti, por në terma preciz (ky pushtet është i kufizuar nga ligji, i limituar nga kushte të sakta në mënyrën se si të ushtrohen, që prej se njerëzit qëndrojnë burimi i fundit i sovranitetit dhe mund ta shfuqizojnë pushtetin nëse vendosin ashtu). Shkurt, shteti me pushtetin e tij është partner minor në kontraktim, sepse partneri kryesor (njerëzit) në çdo moment mund ta shfuqizojnë ose ndryshojnë, bazikisht në mënyrë të njëjtë secili prej nesh mund ta ndryshojë supermarketin ku ne i blejmë ushqimet.

Rjeti dixhital që rregullon funksionim e shoqërisë sonë po aq sa mekanizmat e tyre të kontrollit janë figurat e fundit e rrjetit teknik që mban fuqinë sot. Shoshana Zuboff pagëzoi këtë fazë të re të kapitalizmit “kapitalizëm mbikqyrës”: “Dija, autoriteti dhe pushteti pushojnë me kapitalin mbikqyrës, për të cilin ne jemi thjeshtë ‘burime njerëzore natyrore’. Ne jemi popujt vendas të cilëvë u janë zhdukur nga harta e përvojës pretendimet e heshtura për vetëvendosje”.

Ne jemi vetëm material, gjithashtu dhe të eksploatuar, të përfshirë në këmbime të pabarbarta, që është edhe arsyeja se pse termi “mbivlera e sjelljes” (që luan rolin e mbi-vlerës) është plotësisht e justifikuar: kur ne jemi duke shfletuar, blerë apo shikuar TV etj, ne marrim atë çfarë duam, por japim më shumë – ne e zhveshim vetën, i bëjmë transparente detajet e jetës sonë dhe shprehitë te “Tjetri i madh” dixhital.

Natyrisht, paradoksi është se ne përvojojmë këtë këmbim të pabarabartë, aktivitetin që efektivisht na skllavëron, si ushtirmin më të lartë të lirisë sonë – çka është me e lirshme se shfletimi i lirshëm në ëebsajt? Vetëm duke ushtruar këtë liri tonën, ne gjenerojmë “mbivlerë”  të përvetësuar nga Tjetri i madh dixhital që mbledh të dhëna.

Dhe kjo na sjell te Huawei: beteja rreth Huaweit është betejë për të atë se kush do të kontrolloj mekanizmin që kontrollon jetët tona. Është ndoshta lufta kruciale për pushtet që po zhvillohet. Huawei nuk është vetëm korporatë private, është totalisht e përzier me sigurimin shtetëror kinez, dhe duhet ta rikujtojmë se rritja e tij është shumë e financuar dhe e drejtuar nga shteti. Ne tashmë e shohim se si shteti i dixhitalizuar funksionon në Kinën e sotme. Ky është nga një raportim i Associated Press në shkurt:

 “Udhëtarët e mundshëm me aeroplan u bllokuan nga blerja e biletave 17.5 milionë herë për shkeljet e "kredive sociale" duke përfshirë taksat e papaguara dhe gjobat nën një sistem të diskutueshëm që Partia Komuniste në pushtet thotë se do të përmirësojë sjelljen publike. Të tjerët u ndaluan 5.5 milionë herë nga blerja e biletave të trenave, sipas Qendrës Kombëtare të Informacionit për Kredi Publike. Në një raport vjetor, thuhet se 128 persona u bllokuan të largoheshin nga Kina për shkak të taksave të papaguara. Partia në pushtet thotë se dënimet dhe shpërblimet e “kredisë sociale” do të përmirësojnë rendin në një shoqëri që po ndryshon shpejtë pas tre dekadave të reformave ekononime që kanë dridhur strukturat shoqërore. Sistemi është pjesë e përpjekjeve të qeverisë së presidentit Xi Jinping për të përdorur teknologjinë duke filluar nga përpunimi i të dhënave deri në sekuencat gjenetike dhe njohje të fytyrës për të forcuar kontrollin.”

Ky është realiteti politik i zgjerimit të Huaweit. Kështu që po, akuzat se Huawei paraqet kërcënim për të gjithë ne janë të vërteta – sidoqoftë, çka duhet të sjellim në mendje është së autoritetet kineze po bëjnë këtë vetëm më hapur çka autoritetet tona “demokratike” e bëjnë në mënyrë më perfide, të fsheur nga pamja publike. Nga ligji i ri në Rusi që limiton çasjen në internet te rregullat e reja për ëebsajt në BE, jemi dëshmitarë të përpjekjes së njëjtë për të limituar dhe kontrolluar çasjen tonë në të përbashktën dixhitale. 

Rrjeti dixhital sot ndoshta është figura kryesore e së përbashktës. Beteja për lirinë është përfundimisht betejë për kontrollin e së përbashktës, dhe sot, kjo do të thotë: betejë për atë se kush do të kontrollojë hapësirën dixhitale që rregullon jetët tona. Ka një emër që simbolizon këtë luftë për të përbashktën: Assange. Kështu duhet t’i shmangim goditje lehtësisht të bëshme ndaj Kinës, dhe ata që nuk duan ta mbrojnë Julian Assange-in gjithashtu duhet të heshtin rreth abuzimeve të rrjetit dixhital nga Kina.

 

Përktheu: Arlind Manxhuka