Intervista
INTERVISTË: “Projekti Neoliberal është gjallë por ka humbur legjitimitetin”

INTERVISTË: “Projekti Neoliberal është gjallë por ka humbur legjitimitetin”

David Harvey - 28 mars 2019 - 11:20

Studiuesi britanik David Harvey është një nga studiuesit më të njohur marksist sot në botë. Lënda e tij mbi Kapitalin e Marksit është shumë e njohur që madje është kthyer edhe në seri në Youtube. Harvey është i njohur për mbështetjen e aktivizimit të studentëve, komunitetit dhe lëvizjeve punëtore.

 

A mund të gjurmoni origjinën e neo-liberalizmit? Cilat ishin arsyet strukturore për emegjencat e saj?

Interpretimi idealist i liberalizmit qëndron në një vizion utopik të një bote të lirisë inviduale dhe liri për të gjithë të garantuar nga ekonomia bazuar në të drejtën e pronës private, vet-rregullimi i tregjeve të lira dhe tregtia e lirë, e dizajnuar për të nxitur progresin teknologjik dhe rritjen e produktivitetit të punës për të kënaqur kërkesat dhe nevojat e të gjithëve.

Në teorinë liberale, roli i shtetit është minimal (një shtet si “roje nate”  me politika laissez faire). Në neo-liberalizëm është e pranuar se shteti luan një rol aktiv në promovimin e ndryshimeve teknologjike dhe akumulimit të pafundmë të kapitalit përmes promovimit të komodifikimit dhe monetizimt të çdo gjëje së bashku me formacionin e institucioneve të fuqishme (si Bankat Qendrore dhe Fondi Internacional Ndërkombëtar) dhe rindërtimin e koncepteve mendore të botës në favor të lirive neoliberale.

Këto vizione utopike liberale dhe neo-liberale kanë qenë gjatë të kritikuar si joadekuate për shkak se siç e ka treguar edhe Marksi qartazi në praktikë, të dyja këto mbështesin një botë në të cilën të pasurit bëhen më të pasur në kurriz të mirëqenies dhe eksploatimit të punës së popullësisë.

Politikat kejnsiane dhe shteti ridistribuues pas vitit 1945 propozoi një vizion alternativ utopik që qëndroi mbi rritjen e fuqizimit të klasës punëtore pas sfiduar fuqinë e pronës private. Më 1970, një lëvizje kundër-revolucionare u ngrit në Evropë dhe Amerikë e organizuar nga korportat e mëdha dhe klasët kapitaliste për të hedhur sistemin kejnsian dhe për ta zëvendësuar atë me një model neoliberal (së bashku me gjith bagazhin e tij ideologjik) si një mjet për klasën kapitaliste për të rikuperuar fuqinë e zbehur ekonomike dhe venitjen e fuqisë politike.

Kjo është ajo [Margaret] Thatcher, [Ronald] Reagan, [Augusto] Pinochet, gjeneralët argjentinas, etj bënë gjatë 1980-ës. Kjo po vazhdon dhe sot. Rezultati ishte rritja e pabarazisë ekonomike dhe politike dhe rritja e degradimit ambiental përreth globit.

 

Ju e shpjeguat akumulimin nga shpronësimi si një nga karakteristikat më të rëndësishmë të neo-liberalizmit. Si funksionon kjo dhe cilat janë konsekuencat e tij strukturore të tij?

Kapitali mund të akumulohet në dy mënyra. Puna mund të eksploatohet në prodhim për të krijuar mbivlerë që shtrihet në themel të profitit të përvetësuar nga kapitali. Kapitali po ashtu mund të akumuloj nga vjedhja, plaçkitja, mashtrimi komercial dhe hile të të gjitha llojeve.

Në teorinë e akumulimit primitive, Marxi thekson se si kaq shumë të akumulimit original të kapitalit ishte i bazuar në praktika të tilla. Këto praktika vazhdojnë por tani janë plotësuar nga një masë e strategjive të reja.

Në Kriza e humbjes së shtëpive prej mospagesës së kredive në ShBA të 2007-8 pothuajse 6-7 milionë njerëz humbën vlerat e aseteve të shtëpive të tyre përdersia shpërblimet e Ëall Street-it u rritën. Spekulimet në vlerat e aseteve (tokës dhe pronës për shembull)  prodhuan një shëtitje joproduktive për akumulimin.

Lëvizjet bankrutuese nga korporatat e mëdha (linjat ajrore) privuan punëtorët nga e drejta e tyre për pension dhe kujdes shëndetësor. Çmimi monopolist në farmaceutikë, telekomunikim, në sigurim shëndetësor në ShBA prodhoi shëtitje fitimprurëse për spekulim. Rritja e nxjerrjes së pasurisë nëpërmjet borxhit është e dukshme. Nxjerrja e rentës që bazohet në akumulim përmes shpronësimit (blerjen e tokës ose të burimeve minerale në mënyrë të paligjshme ose në shkallë të prerë) është bërë më e zakonshme sepse masa në rritje e kapitalit global po gjen probleme në rritje në sigurimin e përdorimeve produktive për kapitalin mbivlerë.

Edhe gjatë kohës së Marksit, kishte disa kritika ndaj kapitalizmit. Si e diferenconi kritikën e Marksit nga këto fije?

Shumë nga kritikat e kapitalizmit ishin bazuar mbi kategori morale (kapitalistët e këqinj dhe lakmitarë përkundër punëtorëve të varfëruar dhe keqtrajtuar ose më shumë, të ashtuquajtur kapitalistët ambientalist përkundër ekologjistëve). Kritika e Marksit është sistematike. Kundërshtimet morale dhe etike mbeten, por Marksi i trajton ato si dytësore karshi problemit sistematik të asaj se pse dhe si të zëvendësohet mënyra kapitaliste e prodhimit dhe  ligjet e tij katastrofike të qarkullimit nga disa mënyra të tjera të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të njeriut.

A mendoni se kapitalizmi ka arritur një fund të vdekur, veçanërisht në konteskt të krizës së 2008-ës? A mund të rikuperohet kapitali?

Kapitali nuk është në fundin e vdekur. Projekti neo-liberal është gjallë dhe mirë. Jair Bolsanaro, aktualisht i zgjedhur në Brazil, propozon të përsëris atë çka Pinocheti ka bërë në Kili pas 1973-ës.

Problemi është se neo-liberalizmi më nuk zotëron pëlqimin e masës popullore. Ka humbur legjitimitetin. Tashmë kam theksuar në The Brief History of Neoliberalism (2005) se neo-liberalizmi nuk mund të mbijetoj pa hyrë në aleancë me autoritarizmin shtetëror. Tash po lëviz drejt një aleancë neo-fashiste, sepse siç po e shohim nga të gjitha lëvizjet protestuese gjithandej nëpër botë, çdokush e sheh tash neo-liberalizmin që është i rreshtuar kah xhepat e të pasurve në kurriz të njerëzve (kjo nuk ishte aq e dukshme më 1980 dhe në 90-tat e hershme).

Marksi besonte se kapitalizmi do të vdes për shkak të kontradiktave të tij të brendshme. Ju nuk pajtohen me këtë. Pse?

Marksi ndonjëherë bënte të duket sikur kapitali ishte i destinuar në vet-shkatërrim. Por në shumicën e rasteve , ai shikon në kriza si moment të rikonstruktimit për kapitalin më shumë sesa kolapsin. “Krizat nuk janë asnjëherë më shumë se zgjidhje momentale, të dhunshme për kontradiktat ekzistuese, shpërthimet e dhunshme që ri-themelojnë balansin që është trazuar”, siç thotë ai në Vëllimin e III të Kapitalit.

Ku e ai e sheh fundin e kapitalit është për shkak të lëvizjes klasore. Unë besoj që pozicioni im është në pajtueshmëri me Marksin. Kapitalizmi nuk do të përfundojë me miratimin e vet. Ai duhet të shtyhet, përmbyset, hiqet. Nuk pajtohem me ata që mendojnë se e gjitha çfarë duhet të bëjmë është të presim për vet-shkatërrimin e tij. Për mendimin tim ky nuk është pozicioni i Marksit.

 

Në mënyrë konsistente keni argumentuar se Marksi ka folur jo vetëm për vlerën në nivel prodhimi por edhe hapësirën e realizmit. A mund ta elaboroni këtë në kontekstin aktual?

Në kapitullin e parë të Kapitalit, Marksi pranon se vlera është e krijuar në prodhim dhe e realizuar në treg. Nëse nuk ka treg, atëherë nuk ka vlerë. Kështu që vlera është e varur nga uniteti kontradiktor mes prodhimin dhe realizmit. Realizimi varet nga kërkesat, nevojat dhe dëshirat e popullësisë të mbështetura nga aftësia për të paguar.

Historia e kapitalizmit ka qenë rreth prodhimit të kërkesave, nevojave dhe dëshirave të reja (konsumerizmi i llojeve të ndryshme dhe prodhimi i formave ditore të jetës tek të cilat ne duhet të përshatetmi në mënyrë që të jetojmë arsyeshëm si automobilat dhe jeta periferike). Unë tani po mësoj audiencën se ku e kanë të gjithë nga një telefon (që nuk ka ekzistuar para njëzet vjetëve). Për të jetuar në shumicën e shteteve të ShBA-së ti duhet të kesh automobile që ndot.

Marksistët i kanë kushtuar shumë vëmendje prodhimit, por kanë neglizhuar realizimin. Në pikëpamjen time është unitetin kontradiktiv i dyshit (që Marksi e përmendte si kyq por nuk e ka elaboruar) që duhet të jetë focus i vëmendjes sonë. Nxjerrja dhe përvetësimi i vlerës (shpesh përmes shpronësimit) në pikën e realizimit është fokus politik i luftës siç janë kualitetet e jetës sonë.

Socio-ekonomisti gjerman Wolfgang Streeck ka identifikuar pesë problem të kapitalizmit në librin e tij Si do të përfundoj Kapitalizmi. Në vend të kësaj ju keni identifikuar 17 kontradikta, jo probleme, të kapitalizmit bashkëkohor. Cili është dallimi mes probleme dhe kontradiktave në lidhje me krizën e kapitalizmit?

Problemet kanë zgjidhje. Kontradiktat jo: ato gjithmonë mbesin latentet. Ato mund të menaxhohen dhe ashtu siç thekson Marksi, kriza rrjedh kur antagonizmat janë të ngritura në kontradikta absolute. Kontradikta mes forcave prodhuese dhe marrëdhenieve njerëzore nuk mund të zgjidhen. Ato do të jenë gjithmonë me ne. Kontradikta mes prodhimit dhe realizimit do të jetë gjithmonë më ne, etj.

Unë kam listuar 17 kontradikta me qëllim të krahasimit që kriza mund të vije në shumë mënyra dhe se na duhet të zhvillojmë një teori që kupton burimin e tyre të shumfishtë në mënyrë që të largohemi nga teoria e “plumbit të vetëm” që shumë shpesh kërcenon mendimin marksist.

Nën kapitalizëm, automatizimi shkakton humbje të konsdierueshme të punës në gjithë botën. Edhe Banka Botërore ka ngritur shqetësimin në lidhje me automatizimin. Cila është sfida e automatizimit nën kapitalizëm? Çfarë efekti do të ketë në politikën e klasës punëtore?

Paralela me automatizimin në prodhim dhe AI-në në sbërbime është e dobishme. Në prodhim, puna ishte e pafuqishme nga ndryshimet teknologjike. Plus, offshore-ingu me ndryshime teknologjike është shumë më i rëndësishëm. Por puna nuk u zhduk. Ajo vazhdoi të zgjerohej në mënyra të ndryshme (restaurantet e fast food-it që prodhonin hamburger më shumë se fabrikat që prodhojnë automobile).

Do të shohim më shumë gjëra të njëjta në shërbime (ne e kontrollojmë vetën brenda apo jashtë në supermarket dhe kompanitë ajrore tash). E majta e humbi betejën kundër automatizimit në punë dhe është në rrezik të përsëritjes së rekordit të saj të zymtë në shërbime. Ne duhet ta mirëpresim AI në shërbime dhe promovojmë atë, por të provojmë që të gjejmë një rrugë drejt alternativës socialiste. AI do të krijoj punë të reja dhe po ashtu do t’i heq disa. Duhet të adoptohemi me të.

Çka nënkuptoni me “imperalizëm të ri”? Cilat janë karakteristikat e tij themelore? Si është kualitativisht i ndryshëm nga imperializmi klasik?

E kam quajtuar “imperializëm i ri” që prej se ishte teori eksplicite e avansuar nga neo-konservatorët në ShBA gjatë luftës së Irakut. Dëshiroja ta kritikoja atë, jo për t’u kthyer prapa te teoria e Leninit, por për të theksuar se rendi botëror neo-liberal po nxirrte jashtë vlerat në të gjitha mënyrat e nga të gjitha vendet (përmes zinxhirëve të mallrave). Natyrisht, kjo ishte tema e Brief History of Neoliberalism, e cila u ndoq nga Neë Imperialism.

Është një argument dhe besim, madje edhe nga intelektualët e majtë në perëndim, se shkëputja globale jugore nga globalizimi do të rezultojë në një kthim të para-modernitetit. Çka mendoni për këtë? Çka do ta konstituojë zhvillimin e agjendës së jugut global?

Mendoj se ideja e një shkëputje totale do të ishte katastrofike. Por mendoj se shkëputja selective dhe kërkimin për regjionalitete autonome madje bioregionalizmi është ide e mirë. Ideja është të ndërtojmë gjeografi të reja të ndërmarrëdhënieve, por perspektiva globale (mbi ngrohjen globale) është kritike.

Studimet  mbi qytetet është njëri nga intereset tuaja. Ju i analizoni qytetet si hapësira të përvetësimit mbivleror. Si funksionon kjo veçanërisht në kontekstin e qyteteve neo-liberale? Cila është rëndësia e të drejtës për qytet?

Urbanizimi dhe akumulimi i kapitalit shkon nga dora në dorë dhe ky është njëri prej aspekteve të mendimit marksist që ka qenë i pazhvilluar historikisht. Tani gjysma e popullësisë botërore jetojnë në qytete. Kështu që pyetje e jetës së përditshme në ambientet e konstruktuara për qëllime të akumulimit të kapitalit është çështje e madhe dhe burim i kontradiksion dhe konflikt. Kjo është theksuar politikisht  nga ngarendja për të drejtën në qytet: luftë klasore në dhe mbi kualitetet e jetës urbane. Shumë nga lëvizjet e mëdha shoqërore në dekadat e fundit në pyetje të tilla (Gezi Park në Stamboll).

Kushtet tuaja të post-modernitetin duken në bazën e saj materiale. Në nivel filozofik, cila është influence më e madhe e post-modernizmit në jetën shoqërore? Çka rreth idesë së post-së vërtetës?

Sikur shumë të tjerë më bazë të gjerë, dhe deri në një shkallë lëvizjet jokoherente kulturore, kthesa post-moderne krijoji hapje positive së bashku me absurditete dhe impakte prapakthyese. Unë pëlqeja faktin se ajo hapte perspektivizmin dhe hapësirën e theksuar, por nuk shoh arsye pse kjo duhet të jetë antagonist me marksizmin që prej se në punën time, unë kam theksuar si të integrojmë hapësirën, gjeografinë dhe perspektivizmin në marksizëm.

Dhe në fund të ditës, si Eagleton theksoi me kohë, lëvizja ka shkuar aq larg në mosdallimin e “diferencës mes të vërtetës, autoriteti dhe joshjes retorike” sikurse “ai që ka gjuhën më të butë dhe tregimin e këndshëm ka fuqinë. ” Ai “refuzonte historinë, refuzoi argumentimin, estetizoi politikën dhe i kushtoi të gjitha karizmës së atij që tregonte rrëfimin.” Donald Trump është product i këtij ekcesi post-modern.

Në fazën fillestare ne e konsideruam internetin si forcë të madhe çliruese. Por me kalimin e kohës, monopolet e mëdha u bashkuar, duke përfituar nga hapësira dixhitale. Raste si Cambridge Analytica zbulojnë se si të dhënat personale manipulohen nga këto monopole. Cili është rreziku që posedon kjo? Si të çlirohet internet si dobi publike?

Nuk ka ndonjë gjë të tillë si teknologji e mirë dhe emancipuese që nuk mund të kooptohet dhe të zvetënohet në fuqi të kapitalit. Dhe kështu është në këtë rast.

Si e lokalizoni emegjencën e Donald Trumpit? Si mund të adresohet rritja e populizmi në pjesë të ndryshme të botës?

Ai është president post-modern i tëhuajsimit univerzal.

A ju bënë shpresdhënës rritja e popullaritetit të Bernie Sanders dhe Jermy Corbynit në zgjedhjet në ShBA respektivisht në Mbretëri të Bashkuar? A ishin ato vetëm mobilizime zgjedhore?Cila duhet të jetë forma dhe përmbajtja e politikës së sotme socialiste?

Ka një ndryshim të madh mes mobilizimit dhe organizimit. Vetëm tani, ne jemi në fillim që të shohim elementet e së majtës që sheh se ndërtimin i një organizimi është krucial për rritjen dhe mbajtjen e fuqisë politike.

Në rastin e Britanisë, rritja e momentumit së bashku me një ringjallje të ndërtimin të partisë jep shenja shprese, siç bën manifestin për sjelljen e elementeve kyqe të ekonomisë në domenin publik (që është ndryshe nga nacionalizimi) si strategji politike. Por problemi është se shumë në grupin parlamentar të Partisë Labour janë ende jombështetës. Gjerë tani nuk kemi parë këso gjërash mjaftueshëm në ShBA.

Ka një rritje të politikave të krahut të djathtë përrreth botës. I fundit është shembulli i zgjedhjes së Jair Bolsonaros në Brazil. A po lëviz bota drejt fashizmit, ngjashëm si në vitet 1930-40? Cila është ekonomia politike prapa rritjes së papritur të politikanëve të krahut ultra të djathtë  si Bolsonaro në shtetet e Amerikës Latine që ka qenë e njohur për politikat e majta?

Tëhuajsimi prodhuar nga neo-liberalizmi i menagjuar nga Partia Punëtorëve, e çiftëzuar me korrupsionin e përhapur, prodhon bazën masive për t’u eksploatuar nga iluzionet neo-fashiste. E majta ka dështuar të organizojë dhe tani duhet ta bëjë këtë përballë shtypjes.

Kursi juaj mbi Marksin dhe marksizmin ka qenë shumë i popullarizuar gjithandej nëpër botë. Sa është relevant marksizmi sot? Cilat mendoni se janë kontributet e Marksit?

Marksi shkruajti fillimet e një analize mahnitëse perceptuese të asaj se si funksionon kapitali si mënyrë e prodhimit. Kapitali u zhvillua në kohën e Marksit në vetëm një pjesë të vogël të botës. Por tani është çdokund, kështu që analiza e Marksit është shumë më relevante tani se në kohën e tij. Çdokush që studion Marksin me kujdes e pranon këtë, që në disa mënyra, shpjegon se pse pushteti politik  është aq i dëshpëruar për të shtypur këtë mënyrë të mendimit.

Ekziston një dëshprim i madh dhe pakënaqësi mes masave të përbashkëta nën kapitalizmin neo-liberal. Ku shtrihet shpresa për një botë më të mirë? Çfarë e mban shpresën tuaj?

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve në shtypje, njerëzit gjithnjë e më shumë po shohin se ka diçka gabim me jo vetëm neo-liberalizmin, por gjithashtu edhe me kapitalizmin. Ai thjesht nuk ka dhe nuk mund të japë premtime, dhe nevoja për ndonjë formë tjetër të organizimit ekonomik-politik po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

 

Përktheu: Arlind Manxhuka