kritikë
Variacione mbi Trumpin: Kaosi, Evropa dhe Lajmet e Rreme

Variacione mbi Trumpin: Kaosi, Evropa dhe Lajmet e Rreme

Slavoj Zizek - 09 dhjetor 2018 - 17:58

Trumpi dhe Ideja e Evropës

Në një intervistë më 15 korrik 2018, pak pas një takimi të stuhishëm me liderët e BE-së, Trumpi përmendi Bashkimin Evropian si vijën e parë të “armiqve” të ShBA-ve, përpara Rusisë dhe Kinës. Në vend se ta dënojmë këtë pohim si irracional (“Trumpi po i trajton aleatët e ShBA-ve më keq se armiqtë e saj,” etj.), ne duhet të shtrojmë një pyetje të thjeshtë: çka e pengon Trumpin kaq shumëtek BE-ja? Dhe për cilën BE po flet? Kjo pyetje duhet të ngrihet sepse, kur Trumpi u pyet nga gazetarët rreth emigrantëve që po vërshojnë nëpër Evropë, ai u përgjigj ashtu siç i ka hije një populisti antiemigrant: emigrantët po copëtojnë strukturën zakonore të Evropës dhe mënyrëne jetesës, duke paraqitur rrezik ndaj identitetit shpirtëror evropian… Shkurt, ishin njerëz si Orban-i apo Salvini që po flisnin përmes tij.

Pra, cila Evropë e pengon Trumpin? Është Evropa e unitetit transnacional, Evropa sadopak e vetëdijshme se, nëmënyrë që të përballet me sfidat e momentitaktual, duhet të lëvizë përtej kufizimeve të komb-shteteve.

Është Evropae cila dëshpërimisht përpiqet që disi të qëndrojë besnike ndaj motos së vjetër tëiluminizmit:“solidaritet me viktimat”, Evropa e vetëdijshme për faktin se humaniteti sot është Një, se të gjithë jemi nëtë njëjtën anije (apo, siç thuhet, në të njëjtën Anije Kozmike Tokë), kështu që mjerimi i tjetrit është po ashtu problemi ynë. Duhet të përmendim këtu Peter Sloterdijk-un që vërejti se lufta sot është rreth asaj se si të mbrohet arritja e madhe ekonomiko-politike e Evropës moderne, ajo e shtetit socialdemokrat të mirëqenies. Sipas Sloterdijk-ut, realiteti ynë – në Evropëështë së paku – “Social Demokraci objektive”, si e kundërtae Social Demokracisë “subjektive”. Duhet të dallohet Social Demokracia si koleksion i partive politike dhe Social Demokracia si “formula e sistemit” e cila “saktësisht përshkruan rendin politiko-ekonomik të gjërave, qëështë i definuar nga shteti modern si shtet i taksave, si infrastruktur-shtet, si shtet i sundimit të ligjit, dhe jo e fundit, si shtet social dhe shtet i terapisë”: “Ne gjejmë kudo një Social Demokraci fenomenale dhe strukturore, njëaspekt manifest dhe një latent, një ku shfaqet si parti ose një tjetër në të cilën është pak a shumë e ndërtuar në mënyrë të pakthyeshme në të gjitha definicionet, funksionet dhe procedurat e shtetësisë moderne si të tilla”. (Peter Sloterdijk, “Aufbruch der Leistungstraeger,” Cicero, November 2009, p. 99).

Në ecjen normale të gjërave, kjo ide që nënvizon një Evropë të bashkuar u korruptua, është gjysmë e harruar dhe e vetme në një moment të rrezikshëm ku jemi të detyruar të rikthehemi në dimensionin esencial të Evropës, te potenciali i saj i fshehur.  Më saktësisht, çështja nuk ështëvetëm te rikthimi te kjo ide por si ta (ri)shpikim atë, ta “zbulojmë” çka nuk ishte vërtet Brenda saj asnjëherë. Ashtu siç Alenka Zupancic e vë me rastin e kërcënimit nga (vetë)shkatërrimi nuklear i njerëzimit: “zgjedhja e vërtetëështë mes humbjes së tërësishme dhe shpikjessë asaj çfarë gati jemi duke humbur: vetëm kjo mund të na shpëtojë eventualisht, në një kuptim të thellë. (…) Thirrja e mundshme zgjueseqë vjen nga bomba nuk është thjesht ´le të bëjmë gjithëç´kemi fuqi për ta parandaluarshkatërrimin para se të jetë vonë´, por më shumë thirrja duhet të jetë e tillë´së pari le ta ndërtojmë këtë totalitet (unitetin, komunitetin, lirinë) që gati jemi duke e humbur përmes bombës´.”

Këtu qëndron Shansi unik që hapet nga kërcënimi real i shkatërrimit nuklear (ose ekologjik, për këtë çështje). Kur vetëdijësohemi për rrezikun se mund të humbim gjithçka, ne automatikisht kapemi në një iluzion retroaktiv, në një qark të shkurtër mes realitetit dhe potencialeve të fshehta të tij. Çfarë duam të ruajmë nuk është realiteti i botës sonë por realiteti siç ka mundur të ishte nëse nuk do të ishim penguar nga antagonizma të cilat e pollën kërcënimin nuklear. Dhe e njëjtëvlen për Evropën e bashkuar e cila shtrihet mes dy princave të mëdhenj, Amerika në një anë dhe Rusia në anën tjetër.Megjithëse Amerika dhe Rusia mund të shfaqen si të kundërta –liberalizmi dhe individualizmi i shfrenuar përkundër autoritarizmit të ri –parë metafizikisht, ata janë të njëjtë: furi e njëjtëdhe e pashpresë e teknologjisë së pafre, themeluar duke u bazuar në patriotizmin fals (“Së pari Amerika”, “Së pari Rusia”).

Tash skajet më të largëta të globit janë pushtuar teknikisht dhe mund tëshfrytëzohen ekonomikisht; kur një incident çfarëdo, nëçfarëdo vendi e nëçfarëdo kohe, bëhet i qasshëm aq shpejt sa duam; kur përmes “mbulimit live” televiziv, në mënyrë të simuluar mundesh tëpërjetosh luftën në shkretëtirën e Irakut dhe një performancë të operas në Pekin; kur, në botën e rrjetit digjital, koha është asgjë pos shpejtësi, mençuri dhe simultanitet; kur fituesite reality shou-ve të ndryshëm numërohen si njerëz të mëdhenj nga populli; prandaj, po, ende duket sikur spektatorët mbi të gjitha këto shtrojnë pyetjet: për çka? –ku? – dhe çka pastaj?...

Çdokush që e njeh sadopak Heidegger-in lehtë do tadallojënë këtë paragraf një parafrazim ironik të diagnozave të tij për situatëne Evropës nga mesi i 1930-ave (Hyrje në Metafizikë). Efektivisht aty del një nevojëe jona, e evropianëve, për atëçka Heidegger e quante Auseinandersetzung(konfrontim interpretativ) me të tjerët po aq sa me të kaluarën e vetë Evropës në të gjithë fushat e saj, nga lashtësia e deri të rrënjët judeo-të krishtere, e deri te ideja e aktualisht e vdekur e Shtetit të Mirëqenies.Çdo krizë në vetvete është nxitje për një fillim të ri. Çdo kolaps i masave strategjike afatshkurtëra dhe afatgjate mund të jetë një bekim, maskim i një mundësie për rimenduar themelet. Çka na duhet është rikthim-përmes-përsëritjes (Ëieder-Holung): përmes një konfrontimi kritik me gjithë traditën evropiane dikush duhet të përsërisë pyetjen “Çka është Evropa?”, ose mëmirë, “Çfarë do të thotë për ne të jesh evropian”, dhe kësisoj të formulojë një fillim të ri.

Të dyja edhe Amerika dhe Rusia hapur duan ta gjymtojnë Evropën. Të dy edhe Trumpi dhe Putini mbështesin Brexit-in dhe mbështesin po ashtu euroskeptikët nëçdo skaj, nga Polonia deri në Itali. Çka po i shqetëson ata rreth Evropës kur të gjithë e dimë mjerimin e BE-së, që dështon vazhdimisht nësecilën sfidë, që nga paaftësia për miratimin e një politike konsistente për emigrantët e deri te reagimi i saj i lodhur për luftën e Trumpit me tarifa? Sigurisht që nuk ështëkjo Evropa aktuale-ekzistuese e cila shqetëson Amerikën e Rusinë, por ideja e Evropës që ringjallet përkundër të gjitha gjasave dhe bëhet e dukshme në momentet e rrezikut.

Nga “Fake News” te Gënjeshtra e Madhe

Obsesioni me lajmet e rreme është diçka që Trumpi dhe kritikët e tij e kanë të përbashkët: Trumpi është i akuzuar për gënjeshtra gjatë gjithë kohës, përderisa Trumpi vetë i akuzon kundërshtarët e tij për përhapje të lajmeve të rreme. Në debatet rreth vërshimit të lajmeve të rreme në mediat tona (jo vetëm), kritikët liberalë dëshirojnë të theksojnë tre ngjarje të cilat, të kombinuara, në vazhdimësi sjellin atëçfarë quhet “vdekja e së vërtetës”.

Së pari, është rritja e religjionit dhe fundamentalizmave etnikë (dhe anën e tyre të kundërt, korrektësia e ngurtë politike) që mohojnë argumentimin racional dhe pamëshirshëm manipulojnë të dhënat për tëpërçuar mesazhin e tyre. Fundamentalistët e krishterë gënjejnë për Jezusin, të majtët politikisht korrektëheshtin lajmet qëi nxjerrin viktimat e tyre të preferuara nënjë dritë të keqe (ose i denoncojnëtransmetuesitelajmeve të tilla si “racistët islamofobikë”), etj.

Pastaj janë mediat e reja digjitale që i mundësojnë njerëzve të formojnë komunitete të definuara nga interese të specifike ideologjike, komunitete ku mund të këmbejnë lajme dhe opinione jashtë hapësirës së unifikuar publike dhe ku konspiracionet dhe teori të ngjashme lulëzojnë pa kufizime (vetëm shikoni lulëzimin e ëebfaqeve neonaziste dhe antisemite).

Përfundimisht, këtu gjejmë një trashëgimi të “dekonstruksionizmit” postmodern dhe relativizmit historicist, të cilët pohojnë se nuk ka të vërtetë objektive për të gjithë, se çdo e vërtetë shtrihet në një horizont specifik dhe është e rrënjosur në një pikëvështrim subjektiv të varur në marrëdhëniet e fuqisë, dhe se ideologjia më e madhe është saktësisht pohimi se mund të dalim nga limitimet tona historike dhe t’i shikojmë gjërat objektivisht. Natyrisht në kundërshtim me këtëështë pikëpamja se faktetgjendennë terren, të arritshme ndaj qasjes objektive e të painteresuar, dhe se ne duhet të dallojmë lirinë e opinioneve nga liria e fakteve. Liberalët kështu munden në mënyrë komforte të zaptojnë fushën e privilegjuar të vërtetësisë, pas humbjes së të dy anëve, të djathtës alternative dhe të majtës radikale.

Problemet fillojnë me ndarjen e fundit. Në njëkuptim, ka “fakte alternative” megjithëse natyrisht jo nëkuptimin e debatit nëse Holokausti ndodhi ose jo. (Interesante se si të gjithë revizionistët e Holokaustit që njoh, nga David Irving e këtej, përpiqen të argumentojnë në një mënyrë strikte empirike të verifikimit të dhënave; asnjë prej tyre nuk mbështetet tek relativizmi postmodern!) “Të dhënat” janë domen i padëpërtueshëm dhe i pafundmë, dhe gjithmonë i afrohemi atyre nga ajo çfarë hermeneutikët e quajnë horizont i caktuar i të kuptuarit, duke privilegjuar disa të dhënadhe duke i lënë anash disa. Të gjitha historitë tona janë saktësisht këso tregimesh, një kombinim i të dhënave (të selektuara) në një narracion konsistent, jo riprodhim fotografik i realitetit. Për shembull, një historian antisemit lehtë do të mund të shkruante një studimmbi rolinejahudive në jetën shoqërore të Gjermanisë në vitin 1930, duke venë në pah se si profesione të tëra (avokatë, gazetarë, art) ishin numerikisht të dominuara nga ata – një llogaritje që është (me gjasë pak a shumë) e vërtetë, por qartësisht në shërbim të gënjeshtrës.

Gënjeshtrat më efikase janë gënjeshtrat e sajuara me të vërteta, gënjeshtra që riprodhojnë të dhëna faktike. Merre historinë e një shteti: dikush mund ta tregojë atë nga një pikëvështrim politik (duke u fokusuar mbi idetë e pushtetit politik), mbi zhvillimin ekonomik, mbi betejat ideologjike, mjerimin popullor dhe protestën… Secila prej qasjeve mund të jenë faktikisht të sakta, por s’janë të ‘vërteta’ në sensin e njëjtë këmbëngulës. Nuk ka asgjë ‘relativiste’ në faktin se historia njerëzore është gjithmonë e treguar nga një pikëvështrim i caktuar, e qëndrueshme nga interesa të caktuar ideologjikë. Gjëja e vështirë është të tregohet se si disa nga këto pikëvështrime të interesuara nuk janë përfundimisht njësoj të vërteta: disa janë më të “vërteta” sesa tjerat. Për shembull, nëse dikush tregon historinë e Gjermanisë Naziste nga pikëvështrimi i vuajtjes, së të shtypurve prej saj, atëherë nëse ne jemi të udhëhequr në tregimin tonë nga një interes për emancipimin njerëzor universal, kjo nuk është më vetëm çështje e një pikëvështrimi subjektiv ndryshe. Një ritregim i tillë i historisë është edhe në mënyrë imanente “më i vërtetë”sepsei shpjegon në mënyrë më të përshtatshme dinamikat e totalitetit social që i dha jetë nazizmit. Jo të gjitha “interesat subjektive” janë të njëjta, jo vetëm pse janë në etikisht të preferueshme ndaj tjerave por sepse “interesat subjektive” nuk qëndrojnë jashtë një totaliteti social; ato janë vetvetiu momente të atij totaliteti social, të formuar nga pjesëmarrës aktivë (ose subjektiv) në proceset sociale. Titulli i Habermasit në kryeveprën e hershme “Njohja dhe Interesi Njerëzor” është ndoshta më aktuale se asnjëherë.

Ka edhe një problem edhe më të madh me premisat e theksuara ngaata që proklamojnë “vdekjen e së vërtetës”: ata tregojnë se si përpara (të themi psh. në vitet ´80), pavarësisht manipulimeve dhe deformimeve e vërteta disi triumfoi dhe “vdekja e së vërtetës” është një fenomen relativisht i kohëve të fundit. Tashmë një pasqyrë e shpejtë na tregon se ky nuk ishte rasti. Sa shkelje të të drejtave të njeriut dhe katastrofa humane mbetën të padukshme, nga lufa e Vietnamit te pushtimi i Irakut? Vetëm kujtojeni kohën e Reaganit, Nixonit, Bushit…Dallimi nuk është se e kaluara ishte më e “vërtetë” por se hegjemonia ideologjike ishte më e fuqishme, kështu që në vend të përleshjeve të sotme të mëdha të të “vërtetave” lokale, asokohe triumfonte një “e vërtetë” (që më shumë ishte një Gënjeshtër e madhe). Në perëndim, kjo ishte e Vërteta liberal-demokratike (me kthesën e saj të majtëapo të djathtë). Çka po ndodh sot është që, me valët populiste që e penguan establishmentin politik,e vërteta/gënjeshtra që ka funksionuar si themel ideologjik për establishmentin gjithashtu po shkatërrohet. Dhe arsyeja e fundit për këtë shkatërrim nuk është rritja e relativizmit postmodern por dështimi i kastës sunduese, që nuk është më e aftë ta mbajë hegjemoninë e saj ideologjike.

Tani mund të shohim çfarëpo vajtojnë në të vërtetë këta që vajtojnë “vdekjen e së vërtetës”: shkatërrimin e një Tregimi pak a shumë të pranuar nga shumica, një tregim që u përdor për të prodhuar stabilitetin ideologjik të një shoqërie. Sekreti i atyre që mallkojnë “relativizmin historik” është se ata në fakt po vajtojnë humbjen e situatës së sigurt ku një e Vërtetë e madhe (edhe nëse ishte Gënjeshtër e madhe) siguronte “hartën njohëse” bazike për të gjithë. Shkurt, janë ata të cilët e vajtojnë “vdekjen e së vërtetës” që janë agjentët më radikalë dhe të vërtetë të vdekjes së saj: motoja e tyre është ajo që i atribuohet Gëtes, besser Unrecht als Unordnung, më mirë padrejtësi se çrregullim, më mirë një gënjeshtër e madhe sesa realitet me një përzierje të gënjeshtrave dhe të vërtetave. Një gjë është e qartë: nuk ka kthim te hegjemonia e vjetër ideologjike. Mënyra e vetme për t’u rikthyer te e Vërteta është rikonstruktimi i saj nga një interes i ri njohës në emancipimin universal.