kritikë
Cinizmi si formë e Ideologjisë

Cinizmi si formë e Ideologjisë

Slavoj Zizek - 22 janar 2019 - 15:00

Koncepti më elementar i ideologjisë është ndoshta fraza më e njohur e Marksit në Kapital “Sie wissen das nicht, aber sie tun es” (“ata nuk e dijnë këtë, mirëpo po e bëjnë”). Koncepti i ideologjisë implikon një lloj naiviteti bazik, themelor: mospranimi i predispozitave, të kushteve efektive të saj, një distancë, një divergjencë të ashtuquajtur realitet social dhe pasqyrimi jonë i shtrembëruar, vetëdija jonë rreme për të. Kjo është pse një “vetëdije e tillë naive” mund të paraqitet në një procedurë kritike-ideologjike. Qëllimi i kësaj procedure është të dërgojë një vetëdije ideologjike naive në pikën që ajo mund të pranojë kushtet e saja efektive, realitetin social që po e shtrembëron, dhe përmes këtij akti  ta tretë vetëveten. Në versione më të sofistikuara të kritikëve të ideologjisë- që janë zhvilluar nga Shkolla e Frankfurtit, për shembull- nuk është vetëm një pyetje në gjërat që shohim (ky është, realiteti social) ashtu siç “vërtetë janë”, të hedhjes larg të syzeve të ideologjisë; pika kryesore është të shohim se si realiteti në vetëvete nuk mund të riprodhojë vetëvetën pa të ashtuquajturën mistifikim ideologjik. Maska nuk është thjesht duke e fshehur gjendjen e vërtetë të gjërave; shtrembërimi ideologjik është i shkruar brenda  esencës së saj.

Më pas ne e gjejmë paradoksin e një qenie e cila mund të riprodhojë veten vetëm për aq sa ajo është e refuzuar dhe e neglizhuar: momenti që ne e shohim atë “ashtu siç vërtetë është”, kjo qenie e humbet veten në një asgjë ose, më saktë, e ndryshon veten një një realitet të llojit tjetër. Kjo është pse ne duhet të shmangim metaforat e thjeshta të demaskimit, duke i hedhur tutje mbulesat të cilat janë të përcaktuara të fshehin realitetin e zhveshur. Mund të shohim pse Lacani në seminarin e tij mbi Etikën e Psikanalizës, e distancon veten nga gjestet çliruese të të thënurit përfundimisht se “mbreti nuk ka rroba”. Çështja qëndron, në momentin që Lacani e vendos , që mbreti  është i zhveshur vetëm nën rrobat e tij, kështu që nëse është ndonjë gjest i pamaskuar i psikanalizës, ai është më afër shakas së mirënjohur të Alphonse Allaisit të cituar nga Lacani: dikush tregon drejt nje gruaje dhe flet me një zë të tronditur, “Shikoje atë,  çfarë turpi, nën rrobat e saja ajo është totalisht e zhveshur” (Lacan, 1986, fq.231)

Por të gjitha këto tashmë janë të mirënjohura: është koncepti klasik i ideologjisë si “vetëdije e rreme”, mospranimi i realitetit social i cili është pjesë e vetë realitetit. Pyetja jonë është: A aplikohet koncepti i ideologjisë si vetëdije naive ende në ditët e sotme? A është duke operuar ende edhe sot? Në Kritikën e Arsyes Cinike, bestselleri i famshëm në Gjermani (Sloterdijk, 1983), Peter Sloterdijk e dërgon tutje tezën se gjendja dominante e funksionimit të ideologjisë është cinike, e cila bën të pamundur, të kot- procedurën e kritikës klasike të ideologjisë. Subjekti cinik është mjaft i vetëdijshëm për distancën mes maskës ideologjike dhe realitetit social, por megjithatë ai insiston në maskën. Formula ashtu siç e ka propozuar Sloterdijk do të jetë: “ ata e dinë shumë mirë çfarë po bëjnë, por ende vazhdojnë ta bëjnë”. Arsyeja cinike nuk është më naive, por është një paradoks i një vetëdije të rreme: njëri e di pavërtetësinë shumë mirë, njëri është mirë i vetëdijshëm për interesin partikular të fshehur prapa një universaliteti ideologjik, por akoma nukka hequr dorë nga kjo.

Ne duhet të dallojmë këtë pozicion cinik saktësisht nga ajo çka Sloterdijk e quan cinizëm. Cinizmi paraqet refuzimin popullor, të njëriut të pagdhendur ndaj kulturës zyrtare me anë të ironisë dhe sarkazmës: procedura klasike e cinizmit është të konfrontoj frazat patetike të ideologjisë zyrtare udhëheqëse-solemnin e saj, tonalitetin e rëndë- me banalitetin e përditshëm dhe  ti mbaj ata deri në tallje, kjo ekspozon prapa fisnikërisë së frazave ideologjike  interesat egoiste, dhunën, pretendimet brutale për fuqi. Më pas kjo procedurë është më shumë pragmatike sesa argumentuese: ajo shkatërron propozimin zyrtar duke e konfrontuar atë me situatën e shpalljes së saj; ajo procedon ad hominem (për shembull kur një politikan predikon detyrën e sakrificës patriotike, cinizmi e shfaq fitimin personal që ai po e bën nga sakrifica e të tjerëve.)

Cinizmi është përgjigja për kulturën dominuese ndaj subverzionit cinik: kjo e pranon, e fut në llogari, interesin partikular mbrapa universalitetit ideologjik, distancën mes maskës ideologjike dhe realitetit, por ende gjen arsye që ta mbaj maskën. Ky cinizëm nuk është pozicion direkt i jomoralitetit, është më shumë si vetë moraliteti e vendos vetën në shërbim të jomoralitetit- modeli i urtësisë cinike është të krijojë ndershmëri, integritet, si formë supreme e pandershmërisë, dhe moral si formë supreme të shturrjes, të vërtetën si formën më efektive të gënjeshtrës. Prandaj ky cinizëm është një lloj “mohimi i mohimit” zvetnimi i  ideologjisë zyrtare: e konfrontuar me pasurimin ilegal, me plaçkitje, reaksioni cinik konsiston në të shprehurit se pasurimi legal është shumë më shumë dhe, për më tepër, i mbrojtur nga ligji. Ashtu si Bertolt Brecht e vendosi në Operan Trepensësh: “çka është plaçkitja e një banke krahasuar me themelimin e një banke të re?”

Është e qartë se konfrontimi me arsye të tilla cinike si pasojë e bënë kritikën tradicionale të ideologjisë të jetë jo funksionale. Nuk mundemi që ta nënshtrojmë tekstin ideologjik ndaj “leximit simptomatik”, duke e konfrontuar atë me pika boshe, me atë që duhet të shtyp për të organizuar vetëvetën, të ruaj konsistencën e vet- arsyeja cinike e merr parasysh këtë distancë paraprakisht.  A na mbetet neve pastaj vetëm çështja të konfirmojmë se, me mbretërimin e arsyes cinike, ne e gjejmë veten  në të ashtuquajtërën botë post-ideologjike? Madje edhe Adorno vjen deri te ky konkluzion, duke filluar nga premisa se ideologjia është saktësisht, vetëm një sistem i cili bën një hamendësim për të vërtetën- kjo është ajo që nuk është thjeshtë një gënjeshtër por një gënjeshtër e sprovuar si e vërtetë, një gënjeshtër e cila prentendon që të merret seriozisht. Ideologjia totalitare nuk e ka më këtë pretendim. Ajo nuk do të thotë më, edhe sipas autorëve të saj, që të merret seriozisht- statusi i saj është vetëm një mjet për manipulim, diçka e jashtme dhe instrumentale; rregulli i saj është i siguruar jo nga e vlera e saj e vërtetë por thjeshtë nga një dhunë ekstra-ideologjike dhe nga një premtim fitimi.

Pikerisht në këtë pikë duhet të prezantohet ndarja mes simptomës dhe fantazisë me qëllim që të tregohet se si ideja që ne jetojmë në një shoqëri post-ideologjike lëviz pak si shumë në mënyrë të shpejtuar: arsyeja cinike, me të gjitha shkëputjet e saja, e lë të paprekur nivelin fundamental të fantazisë ideologjike, nivelin mbi të cilin ideologjia e strukturon realitetin social në vetëvete.

 

Përktheu: Arlind Manxhuka