kritikë
Beteja për shpirtin e Evropës mund të jetë humbur – lufta kundër populizmit do të varet nga një fillim i ri

Beteja për shpirtin e Evropës mund të jetë humbur – lufta kundër populizmit do të varet nga një fillim i ri

Slavoj Zizek - 31 janar 2019 - 18:21

Evropa shtrihet në parimet e mëdha mes Amerikës dhe Rusisë që të dyja këto duan ta coptojnë atë. Problemi është si të mbetemi besnik ndaj trashëgimisë emancipuese të kontinentit.

Herët në këtë muaj, një grup prej 30 shkrimtarësh, historianë dhe laureatë të Nobelit – duke përfshirë Bernard-Henry Levyn, Milan Kunderan, Salman Rushdien, Orhan Pamukun, Mario Vegasin dhe Adam Michnikun – publikuan një manifest në disa gazeta gjithandej nëpër Evropë. Ata pohuan se Evropa si ide “po ndahet para syve tanë”.

“Tani duhet të luftojmë për idenë e Evropës ose ta shohim atë të vdekur nën valët e populizmit,”, shkruan ata. “Duhet ta rizbulojmë vullnetarizmin politik ose të pranojmë zemërimin, urrejtjen dhe lidhjen e tyre të pasioneve të zymta që do të na rrethojnë dhe fundosin.”

Ky manifest është thellësisht me defekte: vetëm një lexim i kujdesshëm e bën të qartë se pse po lulëzojnë populistët. Nënshkruesit e saj – lulja e intelegjencës liberale evropiane – e injorojnë faktin e pakëndshëm se edhe populistët e prezentojnë vetën si shpëtimtarë të Evropës.

Në korrik të vitit të kaluar, pak pasi ndoqi një takim të stuhijshëm me liderët e BE-së, Donald Trump foli për Bashkimin Evropian si linjë e parë e “armiqësisë”, para Rusisë dhe Kinës. Kishte një nxitim për ta dënuar këtë deklaratë si irracionale (“Trumpi po i trajton aleatët e ShBA-ve më keq se armiqtë e saj”, etj.); në vend të kësaj ne duhet të shtrojmë disa pyetje të thjeshta. Çka e shqetëson Trumpin kaq shumë BE-ja? Për cilën Evropë po flet Trumpi?

Kur u pyet nga gazetarët në lidhje me valën e emigrantëve në Evropë Trumpi u përgjigjë siç i ka hije një anti-emigranti populist: emigrantët po e coptojnë strukturën e mënyrës evropiane të jetës; ata paraqesin rrezik për identitetin shpirtëror evropian. Shkurt, ishin njerëz si Orbani i Hungarisë dhe Salvini i Italisë që po flisnin përmes tij. Dikush nuk duhet asnjëherë të harrojë se edhe ata duan të mbrojnë Evropën.

Cila Evropë është që e pengon Trumpin po aq edhe populistët evropian?

Është uniteti transnacional i Evropës, Evropa joqartësisht e vetëdijshme se, në mënyrë që të përballohet me sfidat e momentit tonë, duhet të lëviz përtej kornizave të shtetit-komb. Është po ashtu Evropa që dëshprimisht përpiqet që disi të qëndroj bësnik ndaj motos së vjetër të Iluminizmit për solidaritet me viktimat, Evropa që është e vetëdijshme për faktin që humaniteti sot është Një, se të gjithë jemi në të njëjtën anije (ose siç themi në të njëjtën anije kozmike Tokë). Evropën që beson se vuajtja e tjetrit është po ashtu problemi ynë.

Duhet të përmendim Peter Sloterdijkun këtu i cili vërejti se lufta sot është si të sigurojmë mbijetesën e arritjes më të madhe ekonomiko-politike të Evropës, shtetit socialdemokrat të mirëqenies. 

Sipas Sloterdijkut realiteti ynë – në Evropë, është së paku – “socialdemokraci objektive” si e kundërt ndaj socialdemokracisë “subjektive”: dikush duhet të ndajë socialdemokracinë si petk të partive politike dhe socialdemokracinë si “formulë e një sistemi”.

Më 2009,  Sloterdijk shkruante se formula socialdemokratike “saktësisht shpjegon rendin politiko-ekonomik të gjërave, që është i definuar nga shteti modern si shtet i taksave, si shtet infrastrukturor, si shtet i sundimit të ligjit dhe, jo e fundit, si shtet social dhe shtet terapeutik”.

“Ne ndeshim çdokund me socialdemokracinë fenomenale dhe strukturore, njëra manifest dhe njëra latente, një që shfaqet si parti dhe tjetra që është pak a shumë pakthyeshmërisht e ndërtuar në definicionet, funksionet dhe procedurat e shtetësisë moderne si të tillë.”

Kjo ide që nënvizon Evropën është korruptuar, gjysmë-harruar dhe është vetëm një moment i rrezikut që  jemi të detyruar të rikthehemi te ky dimension esencial i Evropës, te potenciali i saj i fshehur.

Evropa shtrihet në parimet e mëdha mes Amerikës, në njërën anë, dhe Rusisë, në anën tjetër, që të dyja duan ta coptojnë atë: të dy edhe Trumpi e Vladimir Putini mbështesin Brexit-in, ata mbështesin euroskeptikët në çdo cep, nga Polonia te Italia.

Çfare po i shqetëson ata rreth Evropës kur të gjithë e dijmë vuajtjen e BE-se që dështon përsëri dhe përsëri në çdo test: nga paftësia e saj për të luajtur një politikë konsistente rreth emigrantëve deri te reaksioni i mjerë ndaj luftës së Trumpit me tarifa?

Është e qartë se nuk është kjo Evropë aktuale ekzistuese që i mundon, por ideja e Evropës që rindezet kundër të gjitha mundësive dhe shfaqet në momentet e rrezikut. Problemi për Evropën është si të qëndroj besnik ndaj trashëgimisë emancipuese kur është e kërcënuar nga sulmi i populistëve konservativë . Pra, si duhet bërë kjo?

Në Shënime Drejt Përkufizimeve të Kulturës, konservatori i madh T.S. Eliot shpreh se ka momente kur zgjidhja e vetme është mes herezisë dhe mosbesimit, kur mënyra e vetme për të ruajtur gjallë religjionin është të kryesh një ndarje sektariane nga kufoma e saj kryesore. Me fjalë të tjera, nganjëherë mënyra e vetme për të zgjidhur konfliktin nuk është kërkimi i kompromisit por radikalizimi e pozicionit.

Prapa te letra e 30-të liberalëve përndritës: çfarë ata refuzojnë të pranojnë është se Evropa zhdukjën e së cilës po e vajtojnë tashmë është pakthyeshmërisht e humbur. Kërcënimi nuk vjen nga populizmi: populizmi është thjeshtë reaksion i dështimit të institucioneve liberale të Evropës për të qëndruar besnik ndaj potencialit emancipues të Evropës, duke ofruar një rrugëdalje të rreme nga problemet e njërëzve të zakonshëm. Kështu mënyra e vetme që vërtetë të mposhtet populizmi është t’i nënshtrojmë institucionet liberale në vetëvete, politikat e tyre aktuale, ndaj një kritike të pamishrshme nga pikëvështrimi i “formulës socialdemokrate” që institucionet e kanë tradhtuar me kthesën neoliberale.

Kjo nuk do të thotë që ne mund të kthehemi thjesht në kohën e  “shtetit të vjetër dhe të mirë të mirëqenies”: mënyra e vetme për të ringjallë “formulën” për Evropën është duke e rishpikur atë në një formë shumë më radikale, një formë që mbush predikamentin e sotëm me sfidat e reja ekologjike dhe sociale. Mënyra e vetme për të shpenguar atë që është e vlefshme dhe ruajtur nga e kaluara është të lëvizim përpara.