mendim
Assange i ndihmoi njerëzit të mësojnë rreth lirisë së prishur – tani ne jemi të gjithë ata çfarë ai ka lënë për ta mbrojtur atë

Assange i ndihmoi njerëzit të mësojnë rreth lirisë së prishur – tani ne jemi të gjithë ata çfarë ai ka lënë për ta mbrojtur atë

Slavoj Zizek - 18 prill 2019 - 23:08

Më në fund ndodhi – Jualian Assange u zvarrit nga ambasada ekuadoriane dhe u arrestua. Nuk ishte befasi: shumë shenja tregonin në këtë drejtim.

Një ose dy javë më parë, Wikileaks parashikoi arrestimin, dhe minsitria e jashtme e Ekuadorit u përgjigj me atë çfarë ne e dinim se ishin gënjeshtra. Riarrestimi i fundit i Chelsea Manning (i injoruar gjerësisht prej mediave) ishte po ashtu një element në këtë lojë. Izolimi i tij, i dizajnuar për të shtyrë atë që të nxjerr informacion rreth lidhjeve me Wikileaks, është pjesë e përsekutimit që e pret Assange-in kur (nëse) ShBA-të e marrin atë.

Kishte edhe gjurmë në kohë, fushatë e ngadaltë dhe mirë e orkestuar e vrasjes së karakterit që arriti nivelin më të ultë të imagjinueshëm disa muaj më parë me thashetheme të paverifikuara se Ekuadori dëshironte të largohej nga ai për shkak se ai kishte një erë të keqe dhe rroba të pista.

Në nivelin e parë të sulmeve mbi Assange-in, ish e dashura e tij dhe bashkëpunëtorët dolën në publik me pohimet se Wikileaks filloi mirë por më pas ai u përplas me aspektin politik të Assange-it (obsesioni i tij kundër Hillary, lidhjet e dyshimta me Rusinë…). Kjo pastaj u ndoq edhe nga shpifje direkte personale: ai është paranojak dhe arrogant, i obsesionuar nga fuqia dhe kontrolli.

Assange-i paranojak? Kur jetoni përherë në një apartament i cili është i përgjuar nga lartë dhe poshtë, viktimë e mbikëqyrjes konstante nga shërbimet sekrete, kush nuk do të ishte i tillë? Megalomaniak? Kur (tani ish-) udhëheqësi i CIA-s thotë se arrestimi juaj është prioritet, a nuk implikon kjo se ju jeni kërcënim “i madh” te disa, së paku? Sjellja si koka e organizimit të spiunllëkut? Por Wikileaks është organizatë e spiunazhit, megjithëse dikush që i shërben njerëzve, duke i mbajtur ata të informuar mbi atë se çfarë ndodhë prapa skenës.

Le të shkojmë tek pyetja e madhe: çka tash? Mendoj se një emër e shpjegon gjithë këtë: Cambridge Analytica – emër që qëndron për gjithë çka ka të bëjë me Assange-in, për çka ai luftoi kundër, dhe shpjegon lidhjen mes korporatave të mëdha private dhe agjensive qeveritare.

Kujto sa temë e madhe u bë obsesioni i përzierjes ruse në zgjedhjet e ShBA-ve- tani e dijmë se nuk ishin hackerët rus (me Assange-in) që shtyen njerëzit kah Trumpi. Në vend të kësaj ata kishin shtyer agjensitë tona të procesimit të tw dhënave që iu bashkuan forcave politike.

Kjo nuk do të thotë se Rusia dhe aleatët e tyre janë të pafajshëm: ndoshta ata kanë provuar të ndikojnë rezultatin në mënyrë të njëjtë siç ShBA-të bëjnë në vende tjera (vetëm në këtë rast, ajo quhet ndihmë për demokracinë). Por kjo do të thotë se ujku i madh i keq që deformon demokracinë është këtu, jo në Kremlin – dhe kjo është çka Assange kishte pohuar gjatë gjithë kohës.

Por, ku saktësisht është ujku i keq e i madh? Për të kuptuar gjithë hapësirën e këtij kontrolli dhe manipulimin dikush duhet të shkojë përtej lidhjes mes korporatave dhe partive politike (si në rastin e Cambridge Analytica), te interpretimi i procesimit të të dhënave të kompanive si Google ose Facebook dhe agjensive të sigurimit shtetëror.

Nuk duhet të jemi të shokuar nga Kina, porngae vetja jonë që ka pranuar rregullimin e njëjtë përderisa  besojmë në atë se ruajmë liri të plotë, dhe se mediat tona vetëm na ndihmojnë të realizojmë qëllimet tona. Në Kinë njerëzit janë plotësisht të vetëdijshëm se janë të rregulluar.

Imazhi i përgjithshëm që del prej saj, i kombinuar me atë çka gjithashtu dijmë rreth lidhjes mes zhvillimeve të fundit në biogjenetikë (instalimi i trurit të njeriut etj.), jep një imazh adekuat dhe tmerrues të formave të reja të kontrollit social që e bëjnë "totalitarizmin" e mirë të shekullit të 20-të një makinë primitive dhe të ngathët të kontrollit.

Arritja më e madhe e kompleksit të ri kognitiv-militar është se shtypja direkte nuk është më e nevojshme: individët janë shumë më mirë të kontrolluar dhe “shtytur” në drejtimin e dëshiruar kur vazhdojnë të përvojojnë vetëm si të lirë dhe agjentë autonom të jetës së tyre. 

Ky është një tjetër mësim kyq i Wikileaks-it: liria jonë është më e rrezkishmja kur është e përvojuar si mjedis i lirisë sonë – çka mund të jetë më e lirë se rrjedha e pandërprerë e komunikimeve që lejojnë çdo individ të popullarizojë opinionin e tij dhe të formojë komunitete virtuale të vullnetit të tyre të lirë?

Në shoqëritë tona, lejueshmëria dhe zgjedhja e lirë janë ngritur në një vlerë supreme dhe kështu kontrolli shoqëror dhe dominimi nuk mund të duken se cenojnë lirinë e subjektit. Ajo duhet të duket si ( dhe të mbështet nga) vet-eksperiencë e individëve si të lirë. Çka mund të jetë më e lirë se shfletimi ynë nëpër ëeb? Kjo është si “fashizmi që ka erë demokracie” vërtetë operon sot.

Kjo është pse është absolutisht imperativ të ruajmë rrjetin dixhital jashtë kontrollit të kapitalit privat dhe pushtetit shtetëror dhe ta bëjmë atë totalisht të qasshëm në debatin publik. Assange kishte të drejtë në librin e tij çuditërisht të injoruar When Google Met Wikileaks: për të kuptuar se si jetët  tona janë të rregulluar dhe se si ky rregullim përvojohet si liri e jona, ne duhet të fokusohemi mbi marrëdhënien e hijëzuar mes korporatave private që kontrollojnë komunitetet tona dhe agjensitë sekrete shtetërore.

Tani mund të shohim pse Assange duhej të heshtej: pasi skandali i Cambridge Analytica shpërtheu, të gjitha përpjekjet e këtyre në pushtet kanë shkuar në reduktimin e kësaj në një “keqpërdorim” partikular nga disa korporata private dhe parti politike – por ku është vet shteti, aparatet gjysmë-të fshehura të ashtuquajtura “shteti i thellë”?

Assange e karakterizoi vetën si spiun i dhe për popullin: ai nuk po spiunon mbi njerëzit për këta në pushtet, ai po spiunon mbi ata që janë në pushtet për popullin. Kjo është pse asistenca për të e vetme duhet të vijë nga ne, njerëzit. Vetëm presioni dhe mobilizimi ynë mund ta lehtësojë gjendjen e tij të vështirë. Assange nuk ka shtet prapa, vetëm neve – kështu që le ta bëjmë atë çfarë po bënte  shërbimi sekret sovjetik, le të luftojmë për të pa pasur rëndësi sa zgjatë!

Wikileaks është vetëm fillimi, dhe motoja jona duhet të jeta ajo maoiste: Le të lulëzojnë njëqind Wikileaks-a. Paniku dhe çmenduria me të cilën këta në pushtet – këta që kontrollojnë komunitetin tonë dixhital – reaguan ndaj Assange-it, është provë se një aktivitet i tillë prek nervat. Do të ketë shumë goditje nën brez në këtë luftë – ana jonë do të akuzohet se po luan në krahun e armikut (si kampanja kundër Asange-it se është në shërbim të Putinit), por ne duhet të mësohemi me të dhe të mësojmë të rikthehemi me interes, duke luajtur pa mëshirë njëra palë kundër njëri-tjetrit, për t'i rrëzuar të gjithë.

Përktheu: Arlind Manxhuka